23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Arrestimi i Dakos? Reagon prokuroria

spot_img

Në lidhje me deklaratat e fundit se po përgatitet një arrestim i Kryetarit t Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar edhe institucioni i akuzës.

Prokuroria thotë se Dako nuk është person nën hetim për dosjen “339”, por kjo nuk do të thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij.

Sqarimin është bërë në emisionin “Opinion” në Tv Klan pas kërkesës së gazetarit Blendi Fevziu për të saktësuar nëse kreu i Bashkisë së Durrësit po hetohet për blerje të votave.

“Vazhdojnë hetimet me ritme të përshpejtuara. Fakti që nuk është personi nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë”, thuhet në reagim. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat