22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Arrestimi i gjyqtares, Lala: RENEA shpërtheu derën e blinduar të shtëpisë

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në “Opinion” në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Gjykatën e Krujës, ku u vunë në pranga 10 persona.

Mes të arrestuarve është dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, të cilës i janë vënë prangat në sallën e gjyqit në momentin kur ajo do të vendoste lirinë për Sajmir Petanin.  Sajmir Petani është  dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Romeo Beqirit, disa vite më parë.

Gazetarja tha se pas arrestimit të gjyqtares, policia i ka kërkuar avokatit Aldo Tabaku çelësat e shtëpisë për të ushtruar kontroll, por ai ka refuzuar, kjo gjë ka bërë që RENEA të shpërthyejë derën me forcë.

“Enkelejda Hoxha priste në 16 shkurt të përballej me KLGJ, por e kishte shtyrë duke thënë se nuk kishte kohë se donte të mbante statsusin e gjyqtares sa të mbyllte dhe këto çështjet e fundit. Sot në mëngjes u rrethua gjykata, pritën që të shpallej vendimi dhe është arrestuar. Është boshatisur gjykata, janë marrë kompjutera, servera, telefona. Avokati Tabaku ka refuzuar të japë çelësat e shtëpisë, prokurori mori vendim që të ndërhyjnë forcërsht. RENEA hyri me shpërthim me vakum se ishte derë e blinduar dhe është procesi në vijim, po vijon kontrolli dhe pritet të shihet se çfarë është gjetur në banesë.”tha Lala.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat