Arrestimi i grabitësit të pestë, reagon Rama

Pas arrestimit të Elton Pikulit, si i pesti i vënë në pranga, për çështjen e grabitjes në Rinas, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama.

Në një postim në Tëitter, Rama përgëzon policinë dhe thotë se tashmë rrethi i keqbërësve po ngushtohet falë punës intensive dhe profesionale të uniformave blu.

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, shkruan Rama në Twitter.