Arrestimi i Henri Çilit/ Ilir Meta: Nuk do çuditesha sikur të hënën të arrestohej edhe…

ilir-meta-2-1.jpg

Presidenti Ilir Meta ashtu siç njoftoi zëdhënësi i tij, ka dalë në një konferencë për media ku ka komentuar ndër të tjera edhe arrestimin e botuesit dhe analistit Henri Çili.

 “Cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet përpara organeve të drejtësisë, pavarësisht për situatën në të cilën jemi se kjo situatë detyron presidentin ti drejtohet popullit. Nuk do habitesha për shkak të alertit të grupit puçist sikur nesër të dëgjonit se më falni se po përmend emrat, që Fatos Lubonja, apo Artur Zheji u arrestuan se dyshohen se drejtojnë organizatat e Kamorras dhe Ndragetas, apo se të hënën  në mëngjes do dilte lajm se te pallati pranë presidentit do ishin dy persona me koronavirus. Alerti është në vend tjetër për të krijuar ngjarje dhe fokuse që duan të shmangin një cështje shumë më të madhe me të cilën është bashkuar tashmë cdo qytetar i ndershëm dhe me dinjitet në këtë vend, zërin e të cilëve do ta dëgjojë jo vetëm bota shqiptare, por tërë bota demokratike.– tha Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303