Arrestimi i Kryebashkiakut, reagon Nora Malaj: Nisi vala e ndëshkimeve

Nora-Malaj-696x421.jpg

Nora Malaj ka komentuar sot arrestimin  e Krybashkiakut të Lushnjes dhe disa zyrtarëve të tjerë. Malaj deklaron se organet e drejtësisë kanë një betejë të fortë për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Korriku ka hyrë i nxehtë në atë që quhet vala e ndëshkimit dhe ajo që dua të përshëndes është se po fillon era e ndëshkimit që hera-herës kishim humbur besimin, po shohim një sistem të ngritur, organet do të kenë një betejë të fortë, por jo të pamundur dhe duhet përshëndetur veprimi i SPAK dhe duhet parë deri në thellësinë e plotë. Sot jemi përballë situatave që figura të larta janë pjesë e krimit dhe duhen dhënë si shembuj që ai që merr përgjegjësinë e detyrës se nuk është privilegj, por detyrim që qytetarët të jenë të barabartë dhe të mos kenë shpërdorim të taksës”.

Ndërsa vlerësoi Gjykatën Kushtetuese për vendimet, Malaj tha se sot problemi më i madh është zhbërja e sistemit, për të cilin duhet të marrin pjesë të gjithë aktorët. Sipas saj, kushdo që merr përsipër një detyrë duhet ta bëjë atë me duar të pastra dhe të gjithë përpara ligjit të jenë të barabartë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303