fbpx

Arrestimi i Kryebashkiakut/ Spartak Ngjela paralajmëron ç’do ndodhë: Tensioni do ngrihet sapo SPAK të drejtojë….

ngjela.jpg

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e Kryebashkiakut Fatos Tushe. Sipas Ngjelës, operacioni i SPAK për zyrtarët e lartë që nisi me arrestimin e Tushes është akoma vetëm në seksionin B. Ai tha  se Lushnja nuk është rreth i vogël por tensioni do të ngrihet akoma më shumë nëse SPAK shtrihet në Fier dhe Vlorë.

“Pa ministrat dhe kryetarët e bashkive nuk mund të ketë korrupsion. Këta duhet të ishin në burgje që në vitin 1995. Pse janë trembur se i ka marrë politika amerikane dhe i ka thënë do fshijmë korrupsionin. Dhe e kanë nisur nga seksioni B për të shkuar në seksionin A. Shqipëria është shtet i pushtuar.

Lushnja nuk është rreth i vogël por tensioni do ngrihet nëse ky shkop do drejtohet drejt Fierit dhe Vlorës. Nga Vlora deri në Sarandë. Atje është pika e mjaltit të Shqipërisë. Prandaj kanë vajtur bletët. Ajo është zona që do shpëtonte Shqipërinë. Ata e vodhën. Unë i besoj ato që kam thënë se dhe besoj se shqiptarët do jenë përballë një fenomeni pozitiv që do jetë proces. Procesi do fillojë për të gjithë. Marrja e pronave është shumë e lehtë. Gjyqësori do të jetë i drejtë”, tha Ngjela.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303