fbpx

Arrestimi i pedagogut dhe sekserit, Policia jep njoftimin, ‘zbërthen ngjarjen’, si u kapën?

uni-1.jpg

Policia e Korçës ka bërë me dije se është arrestuar pedagogu i Shkencave Humane Alket Dino dhe sekseri i tij, shtetasi Xhevi Dervishi, të cilët dyshohet se merrnin para nga studentët, në këmbim të dhënies së provimeve.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50 000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303