Arrestimi i Redian Rrajës, Basha: Vijon poshtërimi i PS-së

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se arrestimi i kushëririt të deputetit socialist lidhur me atentatin kundër prokurorit Ndoja poshtëron akoma më shumë Partinë Socialiste, ndërsa e cilësoi si një luftë mes bandave. Sipas tij zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme.

Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të PS-së dhe shqiptarëve se tregon se është luftë e pastër mes bandave. Zgjedhjet e parakohshme do u kthejnë shqiptarëve dinjitetin, duke zgjedhur një parlament dhe qeveri njerëzit që meritojnë, në funksion të kësaj edhe turi që kam nisur dhe zgjidhjet që duhet të përfaqësojë një qeveri dhe parlament dhe jo të bandave kriminale sikur tregon arrestimi i sitëm” tha Basha.