Arrestimi i Redjan Rrajës/ Gazetarja Klodiana Lala tregon se çfarë filmuan kamerat

Arjan-Ndoj-prokurori-1.jpg

Gazetarja e njohur, Klodiana Lala ka rrëfyer të tjera detaje në lidhje me atentatin që iu bë prokurorit Ndoj si dhe arrestimin e Redjan Rrajës.

Ajo  është shprehur se makina e atentatorëve është filmuar nga kamerat e një servisi afër vendngjarjes, ndërsa e njëjta makinë u gjet e braktisur në Shkafanë.

Ekspertiza balistike ka zbuluar se një predhe e padëmtuar e gjetur në automjetin e prokurorit është shkrepur nga njëra nga armët kallashnikov, e cila u gjet  brenda në makinë.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje të dashurën e Redjan Rrajës, i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin e prokurorit  me 1 nëntor, pranë mbikalimit të Shkozetit.

scroll to top