Arrestimi i Thoma Gëllçit, Manjani: Rama e dinte, i plas mëlçia atij nëse s’e merr vesh

E1C78CA6-AC49-4A86-828D-45AF638E1915.png

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni të arrestimit t ëish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi. I ftuar në “A show”, Manjani tha se Rama është njeriu më i informuar në vend, dhe se kur thotë që nuk dinte gjë, gënjen.

Njeriu që di çdo gjë është kryeministri. Njeriu që di çdo që edhe s’duhet ta dijë është Edi Rama. Të mos kemi asnjë iluzion, i plas mëlçia atij nëqoftëse nuk e merr vesh. Mendon se bën PR duke fshehur një këtë. Por unë merrem me sistemin, sistemi penal. Në çdo ditë nga 6 mijë persona që kemi në burgje, më shumë se gjysma janë të paraburgosur, janë pa një vendim përfundimtar në burg. Shteti ka 1 mijë e një mekanizma të tjerë, ka gjoba, a dënime alternative, ka pafund. Është me efektive t’i thuash 30 ditë burg, se sa ta kërcënosh me 5 vite burg, sepse ai 30 ditëshi të dhemb shumë. Plus ka shumë vepra të tjera. Një të pasuri merri pasurinë, jo ta futësh në burg. I ka bërë dëm shoqërisë, dëmi është pasuria,”- tha Manjani.  

Gëllçi është vënë në pranga pasi akuzohet ka dhënë një tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave. Ai akuzohet se ka zgjatur me 16 ditë afatin e zbatimit të kontratës ndaj firmës fituese përtej 45 ditëve që ishte në kontratë. Tenderi është zhvilluar në 2018, u bë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303