Arrestimi për prostitucion/Mbyllet emisioni i “Zogut”, Dajana Shabani tregon gjithçka

Gjykata ka caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikajn i njohur si “Zogu i Tiranës”. Ai ra në pranga nën akuzën e shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Pas arrestimit të tij, njerëzit filluan të pyesin se çfarë do të ndodhte me emisionin “Casa de los 3s”, që ishte në moderimin e tij së bashku me Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin.

‘Blitz.al’, ka kontaktuar me moderatoren Shabani dhe ajo ka bërë të ditur që emisioni është mbyllur, e megjithatë ka theksuar se kjo nuk ka të bëjë aspak me Zogun e Tiranës. “Emisioni është mbyllur jo për shkak të arrestimit të Hermes Nikaj por kemi pasur një kontratë me vilën deri në Dhjetor. Tërmetet pastaj përshpejtuan çdo gjë”, ka treguar ajo.

Po ashtu, e pyetur nëse do të rikthehet sërish në ekran, moderatorja ka zbuluar se do të vijë së shpejti me një emision surprizë. “Patjetër që do të vijë me diçka suprizë, që kur moderoja Casën është folur për një projekt të ri në Janar pasi Casa nuk ishte projekti im dhe nuk ndihesha shumë rehat”- është shprehur Dajana Shabani