fbpx

Arrestohen 16 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, merrnin para për patentat

merrnin-ryshfet.jpg

Policia e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion nga i cili kanë përfunduar 23 persona në pranga, mes tyre 16 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, 1 menaxher, 3 mjekë dhe 1 psikolog, 2 personat me inicialet A.T dhe P.T., nga një auto shkollë në Fushë Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate ka njoftuar opinionin se gjatë aksionit të sotshëm të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar njëzetetre (23) persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Prokuroria njofton se nga njëzetetre (23) personat e arrestuar pesë (5) prej tyre me inicialet B.J., A.K., L.B., H.J. dhe Sh.S., janë një (1) menaxher, tre (3) mjekë dhe një (1) psikolog i një ordinance, si dhe janë arrestuar dy personat me inicialet A.T dhe P.T., nga një auto shkollë në Fushë Kosovë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303