Arrestohen 4 punonjës të Policisë Kufitare në Qafë-Botë

Katër punonjës të Policisë Kufitare janë arrestuar nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave.

Policët e arrestuar punonin si kontrollorë në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botit në Sarandë.

Urdhër arresti për katër Policët Kufitar ka ardhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ende nuk ka detaje për shkeljet që mund të kenë kryer, por përfshirja e Krimeve të Rënda për arrestimin e tyre e bën më të ndërlikuar rastin në fjalë.