fbpx

Arrestohen dy persona/ Kapen me drogë, e kishin fshehur në arka bananesh kur… Ja si i ‘dështoi plani’

policia-9-770x436.jpg

Dy persona kanë rënë në pranga, pasi i kapën duke transportuar lëndë narkotike të cilën e kishin fshehur në arka bananesh.

Në pranga ka rënë 30-vjeçari M.N., i cili drejtonte automjetin dhe 36-vjeçari G.R., banues në Burrel. Të dy këta persona kanë tentuar të largohen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në pikën e kontrollit të vendosura në pikë kontrolli në aksin rrugor Tiranë- Durrës.

Gjatë kontrollit në automjet policia ka sekuestruar 8.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

 

Durrës/Policia Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 8.5 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e transportonin me automjet.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit Operacional Durrës, që janë të vendosura në pikë kontrolli në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një automjet tip “Benz” transportonte lëndë narkotike, kanë intensifikuar kontrollet duke kontrolluar imtësisht çdo automjet të dyshuar.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që kishte lëndën narkotike në automjet, pasi ka parë shërbimet e Policisë, ka shtuar shpejtësisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në pikën e kontrollit.

Patrullat e Policisë Rrugore dhe shërbimet e tjera të DVP u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur ndalimin e mjetit, së bashku me dy personat që qarkullonin me këtë automjet.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit, gjetën dhe sekuestruan 8.5 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, të vendosur në arka bananesh.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. N., 30 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë (drejtues i mjetit) dhe G. R., 36 vjeç, banues në Burrel (pasagjer në mjet).

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303