Arrestohen dy persona për vrasjen e gazetares investigative

Screenshot_11.png

Dy persona të moshës 18 dhe 19 vjeçare, u arrestuan vetëm disa ditë pas vrasjes së gazetares investigative 29 vjeçare në Londonderry të Irlandës veriore, e cila ishte duke raportuar në protestat e të enjtes.

Policia është duke e trajtuar rastin si “incident terrorist” dhe dyshon se një grup i disidentëve republikan i quajtur IRA e Re të jetë përgjegjës për vrasjen.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se vrasja ishte “tronditëse dhe e pakuptimtë”.

“Zonja McKee ishte një gazetare që vdiq duke bërë punën e saj me kurajo të madhe”, shtoi May.

Disa pamje kanë shfaqur momentet e fundit të gazetares pasi u qëllua me armë zjarri si dhe të dyshuarit që kryen sulmin.

Shërbimi policor i Irlandës deklaroi se një person qëlloi me armë zjarri drejtë policisë të enjten rreth orës 23:00.

Puna e saj si gazetare përfshinte raporte që shtjellonin dekadat e dhunës në Irlandën e Veriut dhe ajo ishte përshkruar si një yll në rritje i gazetarisë investigative./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303