Arrestohen dy shqiptarë në Itali, akuzohen për grabitje

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë me banim në provincën e Casertërs në Itali të cilët akuzohen për grabitjen e disa banesave.

Shtetasit shqiptarë, 27 dhe 40 vjeç, u arrestuan pasi nuk i ndaluan patrullës së policisë në një postbllok, duke ngjallur dyshime. Më pas policia i ndoqi dhe i arrestoi në banesën e tyre.

Sende të grabituar ditë më parë, përfshirë vepra arti, e objekte të çmuara janë gjetur në banesën e shqiptarëve.

Në banesat e tyre policia italiane ka sekuestruar gjithashtu 7 çanta të markave të njohura të modës, 9 orë të shtrenjta, varëse e byzylykë floriri.

 

Lër një koment