Arrestohen tre shqiptarët në Angli, punonin si ‘kopshtar’ në fermën e mbushur me kanabis

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia angleze, pasi punonin si “kopshtar” në një fermë.

Ferma ku ata punonin ishte mbushur me kanabis, që po të shitet në treg, do të kapte vlerën prej 500 mijë paund.

Në gjykata u tha se shqiptarët janë detyruar të gjithë që të punojnë si kopshtar, pasi duhet të paguanin borxhet që kishin, pasi kanë dhënë para për të ikur në Mbretërinë e Bashkuar.

Tashmë të tre shqiptarët e rinj janë në burg në shtetin anglez.

Në pranga kanë rënë Ervis Harrari, 24 vjeç, Florenc Sherri, 23 vjeç dhe Haziz Bruci, 22 vjeç.