Arrestohet 27-vjeçari, planifikonte sulm mbi një sinagogë

pranga.png

Një 27-vjeçar është arrestuar nga FBI pasi kishte planifikuar të hidhte në erë një sinagogë në Pueblo.

Bëhet me dije se Richard Holzer përdorte disa llogari në ‘Facebook’ për të promovuar dhunën dhe tregonte mbështetje për Holokaustin, duke shkruar në korrik në mesazhe private për shembull, se “ishte gati”. Ai thoshte se çifutët duhet të vdisnin.

Holzer u arrestua të premten, pasi u kontaktua më parë nga një agjent i infiltruar i FBI në shtator. Nuk është e qartë nëse agjentët kanë qenë në ndjekje të tij apo e kanë bërë këtë vetëm pas postimeve.

Nëse provohet se ai ka pasur ndërmend të sulmojë objekte të kultit duke përdorur eksploziv ai do të dënohet me 20 vite burg.

Arrestimi erdhi një vit pas sulmit në Pittsburgh ku mbetën 11 persona të vrarë. Në një intervistë, rabi I Sinagogës Birdie Becker tha se autoritetet e kishin informuar për një sulm në sinagogë pas arrestimit. Sinagoga, e quajtur Temple Emanuel, është më shumë se 100 vjeçare dhe është kongregacion për 35 familjel, disa prej të cilëve janë edhe fëmijë të të mbijetuarve të Holokaustit

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303