fbpx

Arrestohet 34-vjeçari në Rinas, sapo kishte ardhur nga Gjermania, policia jep njoftimin

rinas-775x405.jpg

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se në momentin kur është arrestuar, 34 vjeçari sapo kishte ardhur nga Gjermania.

Njoftimi i Plotë:

Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303