Arrestohet 43-vjeçari, policia shokohet nga ajo që i gjen në shtëpi

Policia e Durrësit ka arrestuar një 43-vjeçar, të cilit i janë sekuestruar 89 doza me kokainë, 7615 euro, 50.000 lekë të reja që dyshohet se ishin të përfituara nga shitja e kokainës, si dhe motorin që përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike.

Në operacionin e koduar “Start 1″, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla u vu në pranga poseduesi, njëherazi edhe shpërndarësi i lëndës narkotike, E. V., 43 vjeç, banues në Durrës.

43-vjeçari  u kap në flagrancë gjatë operacionit, në lagjen nr. 15 Durrës.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.