fbpx

Arrestohet adoleshenti, hodhi një 6-vjeçar nga kati i 10

tate-modern.jpg

Një adoleshent u arrestua pasi supozohet se ka shtyrë një gjashtë vjeçar nga platforma e vrojtimit, në katin e 10 të galerisë moderne të Londrës, Tate.

Sipas policisë, 6-vjeçari u gjet i plagosur rëndë në çatinë e katit të pestë dhe e u dërgua menjëherë në spital me helikopter.

Fillimisht djali ishte në gjendje të rëndë, por tani ai ndohet në gjendje kritike, por të qëndrueshme.

17- vjecari i dyshuar është ndaluar nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Me të ndodhur ngjarja, Tate Modern, një muze i famshëm i artit bashkëkohor, i gjendur në brigjet e lumit Tamiz, fillimisht u mbyll, por më pas, vizitorët u lejuan të dilnin prej tij. Disa dëshmitarë okularë dhanë edhe dëshmitë e tyre.

Policia tha se i dyshuari kishte qëndruar me njerëzit e tjerë në katin e 10 të platformës së vrojtimit dhe nuk kishte asnjë provë që mund të dëshmonte lidhje apo njohje të tij me viktimën.

Punonjësja e galerisë, Nancy Barnfield, ndodhej në katin e 10-të me një mik dhe fëmijët e tyre, kur shoqja e saj dëgjoi një “zhurmë të fortë”.

Barnfield tha që u kthye dhe pa një grua që bërtiste: “ku është djali im?”. Barnfield shtoi: “Ne nuk e vumë re nënën më parë, e vumë re vetëm pasi ajo nisi të bërtiste”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303