fbpx

Arrestohet aktori i Joker

joker.jpg

Joaquin Phoenix, një ndër pretendentët kryesorë për çmimin Oscar, i nominuar për çmimin “Aktori më i mirë” në Akademinë Oscar që do të mbahet në muajin shkurt, është arrestuar nga policia.

Mediat e huaja shkruajnë se aktori 45 vjeçar është ndaluar nga policia, pasi ai u bë pjesë e protestës në Washington për ngrohjen globale, pjesë e cilës janë edhe shumë emra të tjerë të njohur të Hollywood si Jane Fonda, Susan Sarandon apo Martin Sheen.

Ylli i “Joker” është fotografuar teksa bën rezistencë para uniformave blu, të cilët i thonë atij të largohet nga zona e protestës. Duket se ky veprim i Joaquin është bërë shkak që policia të ndalojë fituesin e Golden Globe.

Protesta për Ndryshimet Klimatike, tashmë bëhet çdo të premte që prej tetorit të 2019, dhe kësaj kauze i janë bashkuar shpesh emra të njohur të showbiz botëror.

joker actor arrested 1 joker actor arrested 2 joker actor arrested
<
>

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303