Arrestohet çifti, po transportonin heroinë me vlerë 2 milionë paund

cifti-1.jpg

Një çift nga Huddersfield, West Yorks është arrestuar pasi po tentonin të trafikonin heroinë nga Pakistani në Angli, me linjën ajrore të Emirates Airline.

Çifti mund të përballet me dënim me vdekje pasi u përpoqën të transportonin jashtë Pakistanit heroinë me vlerë 2 milionë paund.

Mohammed Tahir Ayaz dhe bashkëshortja e tij Ikra Hussain u arrestuan në aeroportin ndërkombëtar të Sialkot.

Forcat e Sigurisë së Aeroportit (ASF) gjetën 25 kilogramë heroinë me cilësi të mirë të fshehur në rrobat e 20-vjeçares brenda bagazheve të tyre.

Pakot ishin qepur në pjesë të ndryshme të rrobave.

Ata u thanë zyrtarëve se po përpiqeshin të trafikonin drogën nga Pakistan në Britani.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303