fbpx

Arrestohet çifti shqiptar në Itali/ Çfarë i nxorri zbuluar

Një çift bashkëshortësh shqiptarë, përkatësisht një 40-vjeçar dhe 37-vjeçare, janë vënë në prangat e policisë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Sipas mediave italiane, 40-vjeçari shqiptar u pikas gjatë qëndrimit të tij të dyshimtë pranë një institucioni publik.

Uniformat blu u afruan për ta kontrolluar, duke hasur në nervozizmin e tij.

Kjo i nxiti ata të ushtronin një kontroll ndaj 40-vjeçarit dhe brenda automjetit të tij. Gjatë kontrollit atij iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

Pas zbulimit të drogës, policia bëri një kontroll edhe në banesën e tij, pas dyshimeve të ngritura nga thirrjet e shpeshta të të shoqes në telefon. Ajo tentoi të largohet duke mbajtur me vete një çantë.  Brenda çantës policia gjeti edhe sekuestroi lëndë narkotike dhe më pas bëri edhe arrestimin e 37-vjeçares.