Arrestohet dadoja, ‘zhdëpi në dru’ fëmijën 2-vjeçar

00c92ed33f06d458a5b053b13d4218ee_L.jpg

Një dado ka rënë në prangat e policisë së Shkupit, pasi dhunoi një fëmijë 2-vjeçar.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme në orën 15:57 në Shkup, është vënë në pranga shtetasja me iniciale ZH.P. 59 vjeçe nga Shkupi.

Arrestimi erdhi pas denoncimit nga shtetasi me iniciale M.A.-së, pronar i një restoranti. Ai ka deklaruar se në këndin për fëmijë të restorantit, gruaja ka dhunuar fizikisht fëmijën.

Pas marrjes së masave është konstatuar se ajo ka qenë e punësuar si dado te D.D. nga Shkupi, dhe se ka goditur djalin e tij, 2 vjeçar.

Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen e plotë.

scroll to top