fbpx

Arrestohet drejtori i Burgut 313

Mësohet se ditën e sotme është vënë në pranga, drejtori i Burgut 313, Eduard Struga.

Sipas informacioneve të para dyshohet se ai është i përfshirë në korrupsion.

Hetimet për një tender nga Prokuroria e Tiranës kishin nisur para tre muajsh. Janë kryer përgjime për disa kohë në mënyrë që të dokumentohej vepra penale.

Ka dyshime se në këtë aferë janë të përfshirë edhe persona të tjerë.  Struka është emëruar në këtë detyrë që prej tetorit 2019.