Arrestohet gruaja e këngëtarit shqiptar, shokohen fansat

Reperja e njohur Loredana Zefi, partnerja e Mozzik, është arrestuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane pasi akuzohet për mashtrim.

Sipas medias zvicerane “20 Minuten”, bashkëshortja e reperit shqiptar, Mozzik është akuzuar se ka kërcënuar së bashku me vëllain e saj Beratin një çift zviceran duke u shkaktuar atyre humbje të 900,000 frangave.

Sipas “20 Minuten”, paratë mendohet të jenë marrë nga çifti zviceran nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit. Gjithashtu mësohet se reperja është paraqitur tek çifti si një avokate zvicerane me një emër tjetër dhe Petra Z i kishte dhënë asaj një shumë lekësh që nuk i kishte marr më pas.