Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të mitur pasi tentoi që të vidhte një lokal në qendër të qytetit.
“Kapet në flagrancë një shtetas pasi tentoi të vjedhë një lokal në lagjen nr.4, Durrës.
Nga shërbimet e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur H.L., pasi tentoi të vjedhë në një lokal në pronësi të shtetases N.Sh., në lagjen nr.4, Durrës. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

