Arrestohet infermieri që la shtatzënë pacienten në gjendje kome

105313533_00bcf8fe-57d0-4df7-9199-7259b6e8fb41.jpg

Policia amerikane në Arizona ka arrestuar infermierin 36 vjeçar pasi la shtatzënë një paciente që ndodhet në gjendje kome.

Sipas raportimeve mësohet se bëhet fjalë për Nathan Sutherland.

Sutherland akuzohet për sulm seksual si dhe për një akuzë tjetër për abuzim me një të rritur vulnerabël.

Pacientja 29 vjeçare thuhet se ishte në kujdesin e klinikës që kur ishte fëmijë,lindi më 29 dhjetor.

Stafi i klinikës tha që ata nuk ishin në dijeni se pacientja ishte shtatzënë derisa ajo ishte në prag të lindjes.

Fëmija, një djalë, tani është në kujdesin e familjes së pacientit.

Një hetim policor për sulmin seksual u nis, dhe mostrat e ADN-së u mblodhën nga meshkujt e stafit të klinikës. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303