fbpx

Arrestohet ish-banori i Big Brother-it ‘Kika’

kika2-1024x683.jpg

I njohur për publikun si Kika i “Big Brother” , ish-banori i edicionit të 8-të, ka dy javë që është arrestuar nga policia e Tiranës.

Numërohen 30 denoncime për të për favore seksuale dhe zhvatje parash.

Kreshnik Husaj moderonte së fundmi emisionin “The One Show nga Kika”, bashkë me Zaida Çobon e cila dhe ajo ka qenë ish-banore e ‘Big Brother’.

Ajo ka qenë e para e cila e ka denoncuar.

“Është e vërtetë që kam denoncuar Kreshnik Husajn dhe ai tashmë është arrestuar. Kam qenë e para që e kam denoncuar dhe që e kam vënë para përgjegjësisë bashkë me stafin. Nuk mjaftoi që ai abuzoi me emrin tim po ndërkohë ai nuk më pagoi për dy muaj e ca punë dhe mbi të gjitha nuk e pranoja dot faktin që mashtronte e merrte lekë nga njerëzit si pa të keq. Ai ka plot 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij” u shpreh ajo për gazetën Insajder.

Kanë vijuar më pas edhe denoncues të tjerë për Kikën, disa vajza pjesmarrëse në emisionin e tij kanë deklaruar se i kanë dhënë 300 euro në këmbim të promovimit të tyre.

Çështja mbetet në gjykim dhe emisioni ka ndërprerë transmetimin.

Kjo nuk është hera e parë që ish-banori i Big Brother arrestohet.

Ndaj tij janë ngritur akuza edhe për prostitucion dy vite më parë në Pejë, ku mendohet se ka shfrytëzuar edhe gruan e tij./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303