fbpx

Arrestohet ish-kreu i UEFA, Michel Platini

michel-platini.jpg

Ish-presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini, është arrestuar për caktimin e dyshimtë të Katarit si organizator i Kupës Botërore më 2022.

Platini ishte kreu i UEFA-s, gjatë viteve 2007-2015, kur u pezullua nga komiteti i Etikës i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Agjencia franceze Mediapart raporton se Platini u arrestua të martën, në mëngjes, në periferi të Parisit, si pjesë e hetimit për manipulim të votave gjatë përzgjedhjes së Katarit si organizator i Botërorit.

Ish-mesfushori francez dhe tre herë fituesi i Topit të Artë ka mohuar çdo akuzë.

Katari fitoi të drejtën e organizimit në vitin 2010. Në garë ishin edhe SHBA-ja, Australia, Koreja e Jugut dhe Japonia./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303