Arrestohet ish-shefi i Policisë, zbulohet arsyeja

lajm-i-fundit-3-3-34.jpg

Policia e Sarandës ka vënë në pranga ish-shefin e Policisë A.N., 64-vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Njoftimi:

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: -A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”. Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303