fbpx

Arrestohet juristi i Kadastrës në Vlorë, ja për çfarë akuzohet

Kadastra-vlore-1568211376.png

Një juristi i Kadastrës në Vlorë është vënë në pranga së fundmi. Bëhet me dije se i arrestuari me iniciale H. Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin:

H.Sh., 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303