Arrestohet lojtari i madh i futbollit anglez

rooney-2.jpg

Ish-ylli i Manchester United dhe skuadrës së Tre Luanëve, Wayne Rooney është arrestuar më 16 dhjetor në SHBA, por lajmi është bërë i ditur vetëm ditën e sotme.

Rooney, i cili aktualisht luan për ekipin e futbollit të DC United në SHBA u arrestua për shkak të tejkalimit të masës së alkoolit gjatë drejtimit të makinës.

Fillimisht ai u dërgua në qendrën e paraburgimit për të rritur më 16 dhjetor 2018, por ai u la i lirë.

Dy ditë para arrestimit ai kishte postuar një foto hipur në një nga makinat e Formula 1 në Riad të Arabisë Saudite.


Ky nuk është rasti i vetëm për ish-yllin e djajve të kuq që ndalohet nga policia. Në shtator të vitit 2017, Rooney u ndalua për shkak të shpejtësisë së lartë dhe u dënua me punë të detyruar në komunitet.

Ndërkaq, drejtuesit e klubit dhe menaxheri i tij nuk kanë dhënë ende një deklaratë për incidentin e muajit dhjetor në SHBA./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303