fbpx

Arrestohet “magjistari” shqiptar

Screenshot_2-27.jpg

Autoritetet kosovare kanë vënë në pranga mjekun popullor, Hysri Peqani, ose i vetëquajturi Burdushi. Policia ka bastisur shtëpinë e mjekut popullor ku kanë gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

Disa ditë më parë, Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Bardushit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit i kishte marrë 2 mijë euro për ta shëruar nga depresioni. Për rastin në fjalë, i ftuar në studio televizive në mediat kosovare, mjeku popullor është shprehur se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”. Madje ai deklaronte se në shtëpinë e tij kishte shkuar edhe një ministër, për të shëruar gruan e tij.

Hysri Peqani u bë i famshëm edhe në Shqipëri, pasi në studio televizive pretendonte se shëronte magjinë, xhindet apo deri tek problemet në çift. Peqani dyshohet për vepra penale shmangie tatimi dhe mashtrim.

Anëtarët e familjes së personit që vuante nga depresioni, sipas prokurorisë, kanë paguar këtë shumë të parave por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, vepra për “mashtrim” neni 335, parasheh burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet

Gjatë arrestimit, Burdushi i kërkoi Policisë të mos e lidhin, por policët nuk e përfillën kërkesën e tij. Burdushi dëgjohet duke i thënë policisë “keni mujtë mos me më lidhë, e me më ftu në mënyrë ligjore”.

Momenti i arrestimit

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *