fbpx

Arrestohet McGregor, ja akuza që rëndon mbi yllin e MMA

Ylli i MMA dhe kompeticionit UFC, Conor Mc Gregor është akuzuar së fundmi për sulm seksual. Bëhet me dije se ai është arrestuar në Korsikë dhe është futur në paraburgim.

“Pas një ankese të depozituar më 10 shtator, e cilësuar si ‘akte të turpshme të ngjashme me një ngacmim seksual’, z.Mc Gregor është arrestuar dhe thirrur në gjyq”, thuhet në deklaratën e zyrës së prokurorit lokal.

McGregor kohët e fundit u fotografua duke marrë pjesë në një event luksoz në portin e Calvi, së bashku me të fejuarën e tij Dee Devlin.