fbpx

Arrestohet në Elbasan 44-vjeçari me 4 emra, Policia jep detajet…

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një 44 vjeçari të shpallur në kërkim nga Interpoli

Ky shtetas me katër emra, është dënuar në vitin 2010 me rreth 7 vite burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Gjatë operacionit kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar 6 vjet e 8 muaj burg.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:

Jorgo Ëojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale

“Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.