Arrestohet në Gjermani një person i dyshuar për sulmet në Paris

german-police.png

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin e kërkonte Belgjika lidhur me sulmet terroriste në Paris në vitin 2015.

Prokuroria në Dresden njoftoi se 39-vjeçari i dyshuar, identiteti i të cilit nuk u zbulua, u arrestua 7 ditë më parë. Më tej thuhet se ai është i lidhur me sulmet në Paris dhe se kërkohet nga autoritetet belge, për pretendimet se mbështet organizatën terroriste.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit në qytetin lindor të Gjermanisë, Merseburg.

130 persona humbën jetën më 13 nëntor 2015 në disa sulme në Paris, përgjegjësinë e të cilave e mori organizata terroriste DEASH./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303