fbpx

Arrestohet në Morinë 57-vjeçari nga Kosova, shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UMNIK,veprat penale…

Screenshot_10-13.png

Një 57-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia kufitare në Morinë. Sipas policisë ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UMNIK për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.Tashmë ai do të esktradohet drejt Kosovës, për veprime të mëtejshme.“Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.B, 57 vjeç, banues në Tërrnave, Kosovë.Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957″, njofton policia

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303