Arrestohet në Morinë kosovari i kërkuar për vrasje

Një shtetas i Kosovës u arrestua nga policia në pikën kufitare të Morinës, pasi rezultoi që ishte i shpallur në kërkim për vrasje. Skënder Dekaj, vjeç 61, banues në Istog-Kosovë do të ekstradohet në shtetin austriak.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, 61-vjeçari  rezultoi në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena Austri, rishikuar më datë 22.08.2017.

Gjykata e ST.POLTEN/Austri me Vendimin Nr.1/1, datë 27.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal Austriak.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Austriak, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës

Lër një koment