Arrestohet në Shqipëri terroristi rus, pjesë e ISIS që prej 2013 (VIDEO)

Një 34-vjeçar nga Rusia, pjesë e ISIS që prej vitit 2013, është arrestuar ditën e sotme.

Në pranga ka rënë R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, i cili kishte mbërritur në Shqipëri si emigrant i paligjshëm.

Që nga qershori  vitit 2013, 34-vjeçari ishte larguar nga Rusia për në Siri, për t’iu bashkuar grupimit ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.