Arrestohet një 37-vjeçar, kapet mat duke grabitur një banesë

Ka rënë në pranga një 37-vjeçar nga Fieri, pasi u kap në flagrancë nga policia duke grabitur një banesë.

Ngjarja ka ndodhur fshatin Kuman të Fierit, ku 37-vjeçari me inicialet K.H u kap duke vjedhur sende me vlerë brenda në banesë.

Ky raportim ka ardhur nga policia, ku dyshojnë edhe për vjedhje të tjera nga fieraku.

Materialet u sekuestruan nga policia si cilësi e provës materiale.

Ndërkohë, ende po vijojnë punimet për gjetjen apo dokumentimin e grabitjeve të tjera nga 37-vjeçari./real-news.tv