fbpx

Arrestohet punonjësi i takimeve, akuza të rënda për korrupsion

arrestim-pranga-policia-600x360.jpg

Uniformat blu të Kryeqytetit kanë njoftuar ditën e sotme se kanë vënë në pranga një inspektor të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 37-vjeçari me iniciale E.T, i cili nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas iu kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme monetare subjekteve të ndryshme private, si këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5000 eurosh, të cilën ky shtetas ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303