Arrestohet shefi i Nissan

Nissan.jpg

Shefi i makinave Nissan, Carlos Ghosn, është arrestuar lidhur me pretendimet për ‘sjellje të pahijshme financiare’.

Ghosn, një figurë e lartë në industrinë e makinave, do të shkarkohet nga firma pas një takimi të bordit të enjten, tha shefi ekzekutiv i firmës.

Ai është akuzuar për mos raportimin e plotë të pagës së tij dhe për përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Firma tha se nuk mund të japë detaje të mëtejshme mbi veprat penale.

Ndërsa Nissan ka kryer hetime të brendshme për disa muaj, nxitur nga një raportim.

Sipas mediave japoneze, Ghosn nuk raportoi një shumë që arrinte deri në 44 milionë dollarë gjatë një periudhe pesëvjeçare nga viti 2011.

Nga viti 2010, firmave japoneze u është kërkuar të bëjnë publike pagat e drejtuesve që fitojnë mbi 886 mijë dollarë.

“Nissan kërkon ndjesë për shkak të shqetësimit të madh të aksionerëve tanë,”-tha kompania.

Firma tha se i kishte dhënë informacion Zyrës së Prokurorëve Publikë Japonezë dhe do të vazhdonte ta bënte këtë.

Prokurorët japonezë ende nuk kanë komentuar mbi arrestimin e Ghosn.

Nissan është makina e gjashtë më e madhe në botë.

“Ndjej dëshpërim, indinjatë dhe pakënaqësi”. tha shefi ekzekutiv i Nissan Hiroto Saikaëa në një konferencë shtypi.

Përveç kryesimit të Nissan, Ghosn është gjithashtu kryetar dhe shef ekzekutiv i Renault dhe kryetar i Mitsubishi Motors.

Mitsubishi tha se do të propozonte heqjen e Ghosn si kryetar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303