fbpx

Arrestohet shkodrani me pistoletën “mbushur” në lokal

policia-diten-900x570.jpg

Një 39-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës gjatë kontrolleve të befasishme natën në lokale, dhe akset rrugore. Blerim Beqiri nga fshati Oblikë, u kap në një lokal ku policia i gjeti një armë pistoletë të mbushur me fishekë në fole.

Ndërkohë, nga një kontroll në banesën e tij,  policia gjeti edhe 370 fishekë luftarakë model 56.

Ai do të hetohet nga Prokuroria Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia lokale, u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *