fbpx

Arrestohet shqiptarja, thyen karantinën edhe pse ishte me Covid-19

Një shtetase e Kosovës është arrestuar nga policia. Ajo ka tentuar të futet në territorin e Shqipërisë, duke thyer karantinën edhe pse ishte e infektuar me koronavirus.

E gjithë situata ka ndodhur në pikën kufitare të Vermicës, ku është dashur ndërhyrja e policisë që e infektuara të mos bëhej “bombë” infektimi për persona të tjerë.

“PKK. Vermicë, 20.11.2020-17:00. Është raportuar se ndaj të dyshuarës femër kosovare është hapur rast pasi që e njëjta derisa ka qenë me Covid 19, duke mos u përmbajtur rekomandimeve ka dalë nga vetë izolimi”, thuhet në njoftimin e policisë.