17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Arrestohet udhëheqësi i “jelekëve të verdhë”

spot_img

Një nga udhëheqësit e demonstratave antiqeveritare në Paris, të konsideruar si “Jelekët e verdhë”, u arrestua nga policia mbrëmjen e së mërkurës për organizimin e një proteste të pa autorizuar, duke sinjalizuar kështu përkeqësim të situatës.

Eric Drouet, i cili tashmë përballej me një gjyq për mbajtjen e një arme në një protestë të mëparshme, u arrestuar ndërkohë që drejtohej për në Champs-Elysees. Zona ka qenë skenë e përleshjeve të dhunshme gjatë muajit të kaluar.

“Ka të bëjë me respektimin e sundimit të ligjit”, tha të martën Ministri i Ekonomisë Bruno Le Maire ndërsa mbrojti arrestimin që tërhoqi kritika nga disa kundërshtarë të majtë të qeverisë.

“Është normale që kur shkelni ligjet e republikës, të përballeni me pasojat,” shtoi ai.

Drouet, shofer kamioni i cili shfaqet në televizion si zëdhënës i “jelekëve të verdhë”, kishte bërë thirrje për demonstratë në një video të postuar në faqen e tij në Facebook.

Protestat e “jelekëve të verdhë” nisën në Francë në muajin nëntor fillimisht për taksën e karburantit e më pas u zgjerua në një revoltë më të gjerë kundër presidentit francez Emmanuel Macron dhe qeverisjes së tij./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat