fbpx

Arrestohet vajza e boksierit Floyd Mayweather

RTUJHRTU.jpg

Ka rënë në pranga vajza e Floyd Mayweather, Iyanna pasi akuzohet për sulm me thikë me një vajzë të quajtur Lapattra Lashai Jacobs. Sherri ka ndodhur për Kentrell DeSean Gaulden.

Iyanna Mayëeather ndodhet aktualisht në burgun e Houston-it pasi u arrestua në orën 1:30 të mëngjesit të së shtunës me orën amerikane.

Sipas burimeve të policisë, Lapattra Lashai Jacobs dhe reperi kanë qënë në shtëpinë e këtij të fundit kur Iyanna ka shkuar atje dhe i ka thënë, se ajo ishte e fejuara e tij. Jacobs është kundërpërgjigjur duke i thënë Iyanna-s të largohej nga shtëpia.

Sherri duket se është zhvendosur në kuzhinë,ku thuhet se Iyanna ka mbajtur në dorë dy thika. Sipas TMZ, Jacobs ka bërë drejt Iyanna-s dhe kjo e fundit e ka sulmuar me dy thika.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303