Arrihet marrëveshja, por Johnson nuk gëzon dot fitoren

Boris Johnson do të përpiqet sot të bindë deputetët të mbështesin marrëveshjen e tij të Brexit.

Johnson ka këmbëngulur se është shumë i sigurt që deputetët do ta mbështesin marrëveshjen.

Por kundërshtimi i partisë Democratic Unionist Party ndaj planeve të tij do të thotë se Johnson përballet me një betejë për të miratuar marrëveshjen në Parlament.

Kryeministri pritet të përqendrojë vëmendjen e tij tek deputetët e Labour, rebelët që i dëboi nga partia e tij.

Kryetari i Partisë Konservatore James Cleverly tha se bisedimet me Partinë Unioniste Demokratike gjithashtu do të vazhdojnë, megjithë insistimin e tyre për kundërshtimin e marrëveshjes.

Dita e shtunë është shansi i fundit i kryeministrit për të detyruar Parlamentin të aprovojë një marrëveshje përpara afatit të Brexit më 31 tetor.

Nëse deputetët hedhin poshtë planet e tij, sipas legjislacionit të miratuar nga deputetët, Johnson duhet t’i kërkojë BE-së një zgjatje të daljes nga unioni deri më 31 janar 2020, diçka për të cilën ai ka insistuar vazhdimisht se nuk do ta bëjë.