Arrin të nxjerrë nga Anglia 20 mijë paund, ia bllokon Policia e Durrësit

auto_WhatsApp-Image-2018-10-21-at-12.52.421540120170.jpeg

Një matjan, i cili po kthehej nga Anglia me 20 300 paund me vete, është ndaluar nga Policia Kufitare e Durrësit, pasi nuk i deklaroi paratë në kufi kur hyri në portin e Durrësit.

Kontrolli i imtësishëm u bë në kuadër të bashkëpunimit me Policinë  italiane në Bari, pasi dyshohej se në makinën e shtetasit në fjalë ishin fshehur vlera monetare.

B.D, 40 vjeç lindur  në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në  Londër, Angli, iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm, pasi mbërriti me tragetin e linjës Bari- Durrës.

Nga kontrolli  personal në prani të doganës, shtetasit B. D. iu gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303